Home / Njoftime / Takimi i Gjashtë i Komitetit të Përbashkët të Projektit u mbajt në Petnjicë, Mal i Zi

Takimi i Gjashtë i Komitetit të Përbashkët të Projektit u mbajt në Petnjicë, Mal i Zi

Takimi i Gjashtë i Komitetit të Përbashkët të Projektit u mbajt me 31 Korrik të vitit 2018 në Petnjicë, Mal i Zi. Gjatë takimit u diskutua mbi zbatimin dhe mbi aktivitetet e ardhshme gjatë pjesës së dytë të vitit 2018 në kuadër të IPA Programeve të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë 2014-2020.

Në takim morrën pjesë përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të ZI, Zyrës për integrime evropiane të Malit të Zi, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosoves, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Ekonomisë të Malit të Zi-Drejtoria për Finacimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së, si dhe të Sekretariatit të Përbashkët Teknik të IPA programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi- Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2014 – 2020.

Antarët e Komitetit të Përbashkët të Projektit, kanë diskutuar mbi planifikimin dhe kornizën kohore lidhur me hapjen  e thirrjes së dytë për projekt-propozime në kuadër të IPA programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi- Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë. Gjithashtu, gjatë takimit u vlerësua cilësia e aktiviteteve të zbatuara dhe rezultateve të projektit.

Next Prev

 

 

Next Prev