Home / Njoftime / Takimi i tetë i Komitetit të Përbashkët të Projektit u mbajt në Plavë

Takimi i tetë i Komitetit të Përbashkët të Projektit u mbajt në Plavë

Takimi i tetë i Komitetit të Përbashkët të Projektit u mbajt me 31 korrik të vitit 2019 në Plavë (Mal i Zi). Gjatë takimit u diskutua mbi zbatimin dhe mbi aktivitetet e ardhshme gjatë pjesës së dyë të vitit 2019 në kuadër të IPA Programeve të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë 2014-2020. Antarët e Komitetit të Përbashkët të Projektit, kanë diskutuar mbi aktivitetet e ardhshme në kuadër të IPA programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi-Shqipëri dhe Mali i Zi–Kosovë 2014-2020. Gjithashtu, gjatë takimit u vlerësua cilësia e aktiviteteve të zbatuara dhe rezultateve të projektit. Në takim morrën pjesë përfaqësuesit e Zyrës për integrime evropiane të Malit të Zi, Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Ministrisë së Financave të Malit të Zi – Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së (CFCU), Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosoves, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë si dhe të Sekretariatit të Përbashkët Teknik të IPA programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi-Shqipëri dhe Mali i Zi–Kosovë 2014 – 2020.

 

Po ashtu, anëtarët e Komitetit të Përbashkët të Projektit kanë vizituar projektin “Iniciativa të përbashkëta ndërkufitare për menaxhim më të mirë të mbeturinave” ne Plavë, financuar në kuadër të Thirrjes së pare të Programit IPA BNK Mal i Zi – Kosovë 2014-2020. Projekti zbatohet nga Kompania e Sherbimeve Komunale Plavë dhe Kompania Regjionale e Mbeturinave “Çabrati” nga Gjakova. Gjatë vizitës anëtarët e Komitetit të Përbashkët të Projektit u informuan për aktivitetet e zhvilluara dhe të ardhshme në kuadër të projektit. Më në fund, stafi i projektit gjithashtu organizoi një vizitë në terren për anëtarët e Komitetit Drejtues të Projektit në mënyrë që të tregojë hapësirën që do të shndërrohet në një zonë për grumbullimin e ndarë të mbeturinave deri në fund të projektit.