Home / Të bashkuar kundër ndotjes – BKN (eng. UAP)

Të bashkuar kundër ndotjes – BKN (eng. UAP)

Përfituesit e grantit:

Granti total i BE: 298,307.81 €

Vlera totale e projektit: 350,950.37 €

Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj

Rezultatet e pritura të projektit:

  • Ngritja e vetëdijes dhe zhvillimi i dialogut ndërmjet banorëve, zyrtarëve dhe të rinjve për rrezikun e deponive të paligjshme; Do të pastrohet dhe monitorohet harta gjithëpërfshirëse e deponive të paligjshme; të zgjerohen hapësirat e gjelbëruara.
  • Përmirësimet e infrastrukturës në stacionet e transferimit të mbeturinave; përmirësimi i trajnimeve dhe masave të sigurisë për punonjësit, duke përfshirë ndarjen e praktikave më të mira; do të hiqen mbeturinat e paligjshme.
  • Do të ngritët vetëdija e banorëve për rrezikun nga mbeturinat e paligjshme, dhe si të marrin pjesë në sistemin e mbledhjes lokale të mbeturinave, dhe si të raportojnë shkelësit e ligjit; dhe bazuar në praktikat më të mira do të ngritet vetëdija e autoriteteve lokale dhe kompanive publike.

Grupet e synuara (targetuara):

  • Banorët që jetojnë pranë deponive të paligjshme;
  • Autoritetet komunale;
  • Punonjësit e menaxhimit të mbeturinave;
  • Studentët;

Zona e projektit:

  • Kosovë: Komuna e Gjakovës
  • Mali i Zi: Komuna e Petnjicës

Ndikimi i projektit:

  • Mjedis më i sigurtë dhe më i pastër për të gjithë komunitetin;
  • Shëndet më i mirë fizik dhe gjendje me e mirë ekonomike për gjithë rajonin ndërkufitar;
  • Banorët janë të vetëdijshëm dhe kanë njohuri mbi rreziqet nga doponitë e paligjshme dhe mbi atë se si mund t’i zvogëlojnë ato rreziqe duke marrë pjesë në sistemin e mbledhjes dhe menaxhimit të mbeturinave;
  • Studentët janë në dijeni për mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe zvogëlimin e rrezikut të shëndetit si rezultat i mbrojtjes së ambientit.