Home / Njoftime / Trajnimet mbi ciklin e menaxhimit të projekteve të planikifiuara në periudhen 23 – 25 tetor 2018 në Gjakovë dhe 30 tetor – 01 nëntor 2018 në Beranë

Trajnimet mbi ciklin e menaxhimit të projekteve të planikifiuara në periudhen 23 – 25 tetor 2018 në Gjakovë dhe 30 tetor – 01 nëntor 2018 në Beranë

Në kuadër të aktiviteteve përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozimeve, Sekretariati i Përbashkët Teknik në bashkëpunim me Strukturat Operative të dy vendeve pjesëmarrëse (Zyra për Integrime Evropiane e Malit të Zi, Ministria e Financave e Malit të Zi– Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal ttë Republikës së Kosoves) ju fton të merrni pjesë në trajnimin treditorë mbi ciklin e menaxhimit të projekteve në kuadër të IPA programit të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi – Kosovë 2014-2020.

 

Trajnim për për aplikues potencijal nga Kosova do të mbahet në periudhën 23 – 25 tetor të vitit 2018 në Gjakovë (Kosovë).

Trajnim për aplikues potencijal nga Mali i Zi do të mbahet në periudhën 30 tetor – 01 nëntor të vitit 2018 në Beranë (Mal i Zi).

 

Vendi i organizimit të trajnimit do të publikohet më vonë.

 

Qëllimi i trajnimit është të zhvillojë kapacitetet e aplikantëve potencial lidhur me përgatitjen e projekt propozimeve. Në përputhje me objektivat, gjatë trajnimit do të paraqiten parimet e përgjithshme në lidhje me përgatitjen e projekt propozimeve.

 

Klikoni këtu për të shkarkuar agjenden: Gjakovë, Kosovë

Klikoni këtu për të shkarkuar agjenden: Beranë, Mal i Zi

 

Ju lutemi të jeni të informuar që numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në maksimum 30. Pasi që numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ju lutemi të regjistroni një përfaqësues të institucioni/organizatës tuaj.

 

Në rast se numri maksimal i pjesëmarrësve është plotësuar, pjesa tjetër do të informohet se regjistrimi i mëtejshëm nuk është i mundur.

 

Gjithashtu, ju informojmë se:

  • Gjuha e trajnimit është gjuha angleze, me mundësinë e përdorimit të gjuhës shqipe dhe malazeze, nëse është e nevojshme.
  • Shpenzimet e transportit të pjesëmarrësve nuk mbulohen nga organizatori.
  • Përparësi duhet tu jepet pjesëmarrësve/kandidatëve nga institucioni/organizata juaj me njohuri bazë ose pa njohuri fare, pasi që trajnimi do të ofrojë informata thelbësore dhe do të fokusohet në karakteristikat kryesore të metodologjisë së ciklit të menaxhimit të projektit.

 

Për aplikantët potencialë nga Kosova: Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në trajnim duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit në e-mail adresën gazmir.raci@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me daten 15 tetor të vitit 2018 në ora 14:00.

 

Për aplikantët potencialë nga Mali i Zi: Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në trajnim duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit në e-mail adresën petar.belada@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me daten 19 tetor të vitit 2018 në ora 14:00.

 

Klikoni këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit: Gjakovë, Kosovë

Klikoni këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit: Beranë, Mal i Zi