Home / Njoftime / U mbajt takimi i 4-të bilateral mes Strukturave Operative të Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës në kuadër të Programit IPA të BNK-së Mali i Zi – Kosovë

U mbajt takimi i 4-të bilateral mes Strukturave Operative të Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës në kuadër të Programit IPA të BNK-së Mali i Zi – Kosovë

Takimi i 4-të mes Strukturave Operative të Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës në kuadër të Programit IPA të BNK-së Mali i Zi – Kosovë është mbajtur në Podgoricë me 30 Nëntor 2017. Në takim moren pjesë anëtarët e Struktures operative nga Mali i Zi dhe Kosova si dhe anëtarët e Sekretariatit të Përbashkët Teknik dhe të Zyrës Antenë të programit.

 

Në emër të Struktures operative të Malit të Zi takimi e udhëhoqi znj. Ivana Glisević Đurović, Drejtoresh e Pëgjithshme për Fondet Evropiane në kuadër të Ministrisë për Çështje Evropiane ndërsa në emër të Struktures operative të Kosovës znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

 

Në këtë takim u vlerësua realizimi me sukses i programit dhe se një numër i madh i aktiviteteve janë realizuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes Bilaterale dhe asaj të Partneritetit dhe se ato projekte janë duke u vlerësua në kuadër të kornizës së thirrjes së parë për projekt propozime.

 

Poashtu në këtë takim u raportua edhe për aktivitetet e kryera, rezultatet dhe progresin në zbatimin e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi-Kosovë. Gjithashtu, janë diskutuar edhe metodat e përmirësimit të komunikimit dhe të dukshmërisë së Programit dhe rezultatet aktuale në këtë fushë gjithashtu. Aktivitetet janë të planifikuara për periudhën e ardhshme duke përfshirë këtu edhe intensifikimin e komunikimit dhe shkëmbimit të përvojave mes strukturave operative.

Next Prev

Next Prev