Home / Njoftime / U mbajt takimi i Tretë i Komitetit të Përbashkët Monitorues i Programit IPA Bashkëpunimi Ndërkufitarë Mal i Zi – Kosovë 2014 – 2020

U mbajt takimi i Tretë i Komitetit të Përbashkët Monitorues i Programit IPA Bashkëpunimi Ndërkufitarë Mal i Zi – Kosovë 2014 – 2020

Takimi i Tretë i Komitetit të Përbashkët Monitorues në kuadër të programit IPA të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi – Kosovë 2014 – 2020 u mbajt me datë 25 dhe 26 shtator të vitit 2018 në Prishtinë. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi listën e projekteve të propozuara për financim në kuadër të Thirrjes së Parë të këtij programi, si dhe mbi vendimin për fokusimin e Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozimeve. Në takim morën pjesë përfaqësuesit e strukturave operative të programit (SO), Autoritetit Kontraktues (AK), Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT), si dhe përfaqësuesja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi në rolin e vëzhguesit.

 

Gjegjësisht, gjatë ditës së parë të takimit është prezantuar lista e projekteve të propozuara për financim në kuadër të Thirrjes së Parë për dërgimin e projekt-propozimeve. Komiteti i Përbashkët i Monitorimit dha një mendim këshillues pozitiv mbi listën e projekteve të propozuara për financim në kuadër të Thirrjes së Parë me rekomandime shtesë për zbatimin e tyre.

Next Prev

 

Next Prev

 

Gjatë ditës së dytë të takimit të Komitetit të Përbashkët të Monitorimit u prezantua analiza e rezultateve që do të arrihen me ndihmën e projekteve të propozuara për kontraktim brenda Thirrjes së Parë dhe u vlerësua kontributi i tyre në arritjen e indikatorëve të programit. Pastaj u diskutua mbi nivelin e përmbushjes së indikatorëve të programit dhe mbi fokusimin e thirrjes së radhës. Përfaqësuesit e Komitetit të Përbashkët të Monitorimit u pajtuan që thirrja tjetër të fokusohet dhe propozuan prioritetet tematike, qëllimet specifike dhe grupet e synuara që do të mbulohen në Thirrjen e Dytë për dërgimin e projekt-propozimeve në kuadër të këtij programi.