Home / Njoftime / U mbajten 55 intervista me ofruesit lokal të shërbimeve turistike

U mbajten 55 intervista me ofruesit lokal të shërbimeve turistike

Parku Nacional Prokletije në Mal të Zi dhe Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna në Kosovë po bëhen destinacion i preferuar për një numër gjithnjë e më të madh turistësh, sidomos dashamirëve të natyrës dhe alpinizmit. Për të inkurajuar promovimin e potencialit të kësaj zone, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit ndërkufitar, nëpërmjet potencialeve të përbashkëta turistike të bazuara në trashëgiminë natyrore dhe kulturore, fillojë zbatimi i projektit Zhvillimi i eko-turzmit në Alpet balkanike. Stafi i projektit ka realizuar 55 intervista me ofruesit lokal të shërbimeve turistike me qëllim të identifikimit të potencialit më të mirë të zhvillimit të turizmit në të gjitha segmentet.

 

Projekti zbatohet nga Qendra për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Zogjve së bashku me Shërbimin e shpëtimit malor të Malit të Zi, Qendrën Kosovare për Avokim dhe Zhvillim dhe Shoqërinë Bjeshkatare Alpiniste “Pashtriku”.

Next Prev

 

Next Prev