Home / Njoftime / U mbajtën trajnimet e para për përfituesit e Thirrjes së Dytë në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi-Kosovë

U mbajtën trajnimet e para për përfituesit e Thirrjes së Dytë në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi-Kosovë

Në gusht të vitit 2020 janë kontraktuar 6 projekte në kuadër të Thirrjes së Dytë të Ipa Programit IPA pëe Bashkëpunim Ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë 2014-2020. Për të rritur kapacitetet e përfituesve të projektit, u mbajt grupi i parë i trajnimeve mbi zbatimin e projekteve dhe prokurimin sekondar. Duke marrë parasysh situatën aktuale të shkaktuar nga virusi COVID-19, si dhe masat shëndetësore që janë në fuqi në Mal të Zi dhe në Kosovë, trajnimet u mbajtën më 30 nëntor dhe 1 dhjetor të vitit 2020 përmes on-line platformës MS Teams.

 

Si pjesë e aktiviteteve që lidhen me përforcimin e kapaciteteve të përfituesve të granteve, janë organizuar trajnimet nga Autoriteti Kontraktues (CFCU), Zyra për Integrimin Europian të Malit të Zi, Ministria e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, me ndihmen teknike nga ana e Sekretariatit të Përbashkët Teknik për IPA Programet të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2014 – 2020 (SPT).

 

Në fillim të ditës së parë të trajnimit, në emër të strukturave operative të Programit përfituesëve iu drejtuan, Jasna Bulatović, Koordinatore e Programit Mali i Zi – Kosovë nga Zyra për Integrim Europian të Malit të Zi dhe Yll Valla, Zëvendës Drejtor i Departamentit për bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkufitar në Ministrinë e pushteit lokal.

 

Trajnimet u ndoqën nga 32 pjesëmarrës të cilët përfaqësuan aplikantët kryesorë dhe partnerët të cilët së bashku marrin pjesë në zbatimin e projekteve, të cilët ngritën dhe hapen disa pyetje dhe çështje me të cilat ata mund të ballafaqohen gjatë procesit të zbatimit të projektit.

 

Gjatë ditës së parë të trajnimit pjesëmarrësit kishin mundësi të fitojne informacione themelore mbi rolin dhe përgjegjsitë e përfituesve të granteve në lidhje me detyrimet kontraktuale dhe anekset e kontratës, menaxhimin financiar dhe arkivat, si dhe mbi aspektet kryesore të raportimit, monitorimit, kontrollit dhe vizibilitetin.

 

Gjatë ditës së dytë pjesëmarrësit janë njohtuar dhe morren informacione mbi modifikimin e kontrtës dhe mbi parimet e prokurimeve, përgatitjes së dokumentacionit të prokurimeve dhe informacione mbi procedurat e tenderit bazuar në një ofertë dhe tenderit të bazuar në procedurë të thjeshtuar.

 

Në periudhën e ardhshme, për përfituesit nga Thirrja e Dytë brenda IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi-Kosovë do të organizohen trajnimet mbi raportimin dhe publicitetin dhe dukshmërinë në përputhje me rregullat e BE-së për zbatimin e projektit.