Ministri i Punëve Evropiane Z. Aleksandar Andrija Pejoviq dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Z. Skender Durmishi, nënshkruan sot në Podgoricë Marrëveshjen Dypalëshe dhe Marrëveshjen për Partneritet në lidhje me Programin e Bashkpunimit Ndërkufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës në kuadër të IPA II 2014-2020. Ministri Pejoviq theksoi se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve përfaqson një vazhdimësi të bashkpunimit cilësor që institucionet e Malit të Zi dhe Kosovës filluan në 2010 në kuadër të politikës së Zgjerimit të BE. Ai vuri në dukje që Thirrja e I-rë për projekt-propozime e programit BNK Mal i Zi – Kosovë 2011-2013 ka reflektuar interesim te madh të aplikuesve nga të dy anët e kufirit, dhe që një total prej 9 projektesh u përzgjodhen për financim, me vlerë totale prej 3.7 milion euro.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Z. Skender Durmishi përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjeve, duke vënë në dukje se ato përfaqsojnë një konfirmim të bashkpunimit të mire ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, si dhe janë dëshmi e angazhimit drejt proceseve integruese në BE të dy vendeve. Ai theksoi se marrëveshjet e nënshkuara do të kenë rëndësi të madhe për jetën e përditshme të njerëzve në zonën ndërkufitare, dhe se do të afirmojnë më tej bashkpunimin e dy vendeve. Ai gjithashtu njoftoi se nënshkrimi i një seri marrëveshjesh do të ndjekë në periudhën në vijim, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e bashkpunimit në fushat e zhvillimit ekonomik, kulturës dhe ekonomisë.