Në kuadër të projektit “Vetëpunësimi i të rinjve dhe ndërmarrësia sociale” në periudhën nga 6-7 korriku, në Podgoricë u organizua trajnimi “Bazat e shtypjes 3D”.
Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të njihen me botën e 3D, si dhe të mësojnë se si të përdorin teknologjinë 3D për përpjekjet e tyre profesionale. Pjesëmarrësit fituan njohuri për mënyrën e përdorimit të printerit 3D, si dhe bazat e modelimit 3D, duke i bërë ata të aftë të krijojnë një model 3D në programin e duhur dhe më vonë ta shtypin atë model.