Home / Njoftime / U prezantuan të arriturat e programit IPA Bashkëpunimi Ndër-Kufitar Mali i Zi – Kosovë 2011 – 2013

U prezantuan të arriturat e programit IPA Bashkëpunimi Ndër-Kufitar Mali i Zi – Kosovë 2011 – 2013

Me datë 19 Janar 2018 në Podgoricë, është organizuar Konferenca përfundimtare e programit IPA Bashkëpunimi Ndër-kufitar Mali i Zi-Kosovë 20112013 me çrast janë prezantuar rezultatet e arritura nga ky program.

Në këtë takim fillimisht foli Ministri i Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, z. Aleksandar Andrija Pejoviq, i cili vuri theksin tek të arriturat kryesore në kuadër të zbatimit të nëntë projekteve, ku gjithsejtë janë financuar me 3.7 milionë euro. Këto projekte kanë kontribuar në arritjen e qëllimeve konkrete lidhur me  zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e ambientit dhe promovimin e biodiversitetit, promovimin e burimeve të përbashkëta natyrore në brezin kufitar si në bujqësi, pylltari dhe zhvillim turistik.

Në emër të delegacionit nga Kosova, në këtë konferencë foli edhe Zëvendësministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, z. Beqir Fejzullahu, i cili, pasi që falënderoj Ministrinë për Çështje Evropiane të  Malit të Zi dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian, potencoi rëndësinë që ka pas ky program përmes realizimit të objektivit të përgjithshëm të bashkëpunimit ndërkufitar për përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike brenda zonës së programit duke nxitur bashkëpunimin dhe iniciativat e përbashkëta në sektorët: mbrojtja e mjedisit, bujqësia dhe pylltaria e qëndrueshme si dhe oferta e turizmit.

Të pranishmëve iu është drejtuar më një fjalë rasti edhe Shefi i sektorit për bashkëpunim  nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Mal të Zi, z. Herman Shpic, duke i vlerësuar lartë të arriturat e përbashkëta të këtij programi, por edhe bashkëpunimin e realizuar mes të dyja shteteve në kuadër të këtij programi përmes partneritetit të përbashkët ndërkufitar.

Next Prev

 

 

Next Prev

Më pastaj, pjesë e panelit për diskutim ishin edhe përfaqësuesit e organizatave dhe institucioneve përfituese nga ky program, të cilët para të pranishmëve prezantuan të arriturat, rezultatet, por edhe sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë zbatimit të projekteve. Ata vlerësuan gjithashtu edhe bashkëpunimin që kanë pasur me partnerët e tyre për zbatimin e projekteve në komunat e Kosovës që janë në brezin kufitar.

 

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të ministrive të Malit të Zi dhe të Kosovës, kryetarët e komunave, përfaqësues të institucioneve lokale dhe shtetërore, insitucioneve publike, përfitues të projekteve, përfaqësues të mediave dhe sektorit civil nga Mali Zi dhe Kosova.

 

Për fund, kujtojmë se Programi i Bashkëpunimit Ndër-kufitar Mali i Zi – Kosovë 2011-2013 ka ofruar ndihmë strategjike shtetet përfituese në kuadër të Instrumentit ndihmës për para-anëtarësim (IPA) në Bashkimin Evropian dhe se objektivat kryesore kanë qenë për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike të zonave kufitare, rritjen e bashkëpunimit për mbrojtjen e mjedisit, qëndrushmerinë e sektorit të bujqësisë dhe rritjen e ofertave turistike.