Home / Njoftime / U prezentua projekti “Iniciativa të përbashkëta ndërkufitare për menaxhim më të mirë të mbeturinave”

U prezentua projekti “Iniciativa të përbashkëta ndërkufitare për menaxhim më të mirë të mbeturinave”

Projekti “Iniciativat e përbashkëta ndërkufitare për një menaxhim më të mirë të mbetjeve”, financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit ndërkufitar Mali i Zi – Kosova 2014 – 2020, u prezantua zyrtarisht në Plav. Vlera e projektit është 315,724.71 euro, nga të cilat Bashkimi Evropian do të marrë pjesë me 84.25%, ndërsa partnerët e projektit do të bashkëfinancojnë 15.75%.

 

Projekti u hap zyrtarisht nga drejtori i ndërmarrjes së shërbimeve komunale të Plavës, Alen Pejçinoviq, i cili theksoi se rëndësia e sektorit të mbrojtjes së mjedisit po bëhet gjithnjë e më e dukshme, veçanërisht duke marrë parasysh angazhimin strategjik të Qeverisë së Malit të Zi dhe Kosovës për t’u bashkuar me Zonën Ekonomike Evropiane (EEA) dhe Bashkimit Evropian (BE). Ai deklaroi se zgjidhjet e papërshtatshme mjedisore dhe menaxhimi joadekuat i burimeve natyrore, si dhe faktori antropogjen, kanë nxitur ekipin e projektit që ta njohë këtë problem në të dy komunitetet.

 

Drejtori i Kompanisë Rajonale të Menaxhimit të Mbeturinave “Čabrati” nga Gjakova, Berat Hadri, shprehu kënaqësinë që mund të bashkëpunojë me partnerët nga Plava në këtë projekt të rëndësishëm për të dy rajonet.

 

Menaxheri i projektit Predrag Sqekiq prezantoi aktivitetet e projektit duke theksuar këtu prokurimin e dy sistemeve për përpunimin e mbeturinave të thata, edukimin e qytetarëve, si dhe edukimin e punëtorëve për të dy kompanitë komunale të shërbimeve. Veçanërisht vuri në dukje rëndësinë e edukimit të banorëve më të rinj të Plavës dhe Gjakovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit, si dhe lidhur me menaxhimin e mbeturinave.

 

Burimi: Portal Vijesti

 

Prekogranicne-zajednicke- inicijative-za-bolje-upravljanje-otpadom