Home / Njoftime / U publikua Thirrja e Dyte për projekt-propozime në kuadër të IPA Programit BNK Mal i zi – Kosovë 2014-2020

U publikua Thirrja e Dyte për projekt-propozime në kuadër të IPA Programit BNK Mal i zi – Kosovë 2014-2020

Drejtoria e Financës dhe Kontraktimit për Asistencën e Fondeve të BE (CFCU) pranë Ministrisë së Financave në Malin e Zi, publikoj sot Thirrjen e dytë për projekt-propozimve në kuadër të programit BNK Mal i Zi – Kosovë 2014-2020.

 

Qëllimi i përgjithshëm i programit është të përmirësojë standartet dhe cilësinë e jetës së njerëzve në zonën e programit nëpërmjet një zhvillimi ekonomik, social dhe mjedisorë të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës të rajonit me respekt të trashigimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore.

 

Shuma indikative e vënë në dispozicion për këtë thirrje është 2,040,000.00 euro (kontributi i BE – bashkim i alokimit IPA 2016 – shuma prej 1,200,000.00 € dhe 2017 – shuma prej 840,000.00 €).

 

Thirrja është e hapur për prioritetet tematike (PT) që vijojnë:

 

  • PT 1 – Promovimin e Punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përmes kufirit;
  • PT 3 – Inkurajimi i Turizmit, Kulturës dhe Trashigimisë Natyrore.

Afati i fundit për dorëzimin e projekt-propozimve është 15 Prill 2019.

 

Kliko këtu për më shumë informacion.