Home / Njoftime / U publikua Thirrja e I-rë për Projekt-propozime në kuadër të programit BNK Mal i Zi – Kosovë 2014-2020

U publikua Thirrja e I-rë për Projekt-propozime në kuadër të programit BNK Mal i Zi – Kosovë 2014-2020

U publikua Thirrja e I-rë për Projekt-propozime në kuadër të programit BNK Mal i Zi - Kosovë 2014-2020Drejtoria e Financës dhe Kontraktimit për Asistencën e Fondeve të BE (CFCU) pranë Ministrisë së Financave në Malin e Zi, publikoj sot Thirrjen e I-rë për projekt-propozimve në kuadër të programit BNK Mal i Zi – Kosovë 2014-2020.

Objektivi i përgjithshëm i programit është të përmirësojë standartet dhe cilësinë e jetës së njerëzve në zonën e programit nëpërmjet një zhvillimi ekonomik, social dhe mjedisorë të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës të rajonit në respekt të trashigimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore. Shuma indicative e vënë në dispozicion për këtë thirrje është 2,040,000.00 euro (kontributi i BE – bashkim i alokimit IPA 2014 – shuma prej 840,000.00 EUR dhe 2015 – shuma prej 1,200,000.00 EUR).

Thirrja është e hapur për prioritetet tematike që vijojnë: Promovimin e Punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përmes kufirit; Mbrotja e Mjedisit, promovimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tij, menaxhimi dhe parandalimi i rreziqeve; Inkurajimi i Turizmit, Kulturës dhe Trashigimisë Natyrore.

Afati i fundit për dorëzimin e koncept notave është 25 Prill 2017.

Kliko këtu për më shumë informacion.