Home / Njoftime / Vendi i organizimit të Ditës informuese/Forumit për kërkimin e partnerëve Peja

Vendi i organizimit të Ditës informuese/Forumit për kërkimin e partnerëve Peja

Në kuadër të aktiviteteve përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozime, Sekretariati i Përbashkët Teknik në bashkëpunim me Strukturat Operative të dy vendeve pjesëmarrëse (Zyra për Integrimin Evropian, Ministria e Financave – Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës) ju fton të merrni pjesë në Ditën informuese/Forumin për kërkimin e partnerëve në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020.

 

Dita informuese/Forumi për kërkimin e partnerëve do të mbahet ne Hotel Dukagjini (Sheshi i Deshmoreve, Peja 30000 Kosovë) më datë 27 Dhjetor të vitit 2018, duke filluar nga ora 11.30.