Home / Njoftime / Punëtori në projektin Zhvillimi i eko-turizmit në Alpet Ballkanike

Punëtori në projektin Zhvillimi i eko-turizmit në Alpet Ballkanike

Projekti Zhvillimi i eko-turizmit në Alpet Ballkanike zbatohet nga Qendra për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Zogjve, Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC), Shërbimi i Shpëtimit në Mal të Zi dhe Shoqata Bjeshkatare “PASHTRIKU”. Aktivitetet e ngritjes së kapaciteteve brenda projektit vazhduan në shtator të vitit 2019. Përkatësisht, një punëtori e përbashkët me ofruesit lokalë të turizmit në të dy anët e kufirit u organizua në Plavë, Malë të Zi. Punëtoria kishte për qëllim të bashkojë palët e interesuara nga Mali i Zi dhe Kosova në mënyrë që të nxjerrin përfundime dhe bashkërisht të identifikojnë vendet dhe shërbimet e ofruara në zonë dhe të krijojnë një paketë turistike.

 

Punëtoria u udhehoq nga Tadeja Levkosek nga Sllovenia e cila ka përvojë të gjatë në turizëm të qëndrueshëm në rajon. Gjatë punëtorisë ajo tregoi shembuj të praktikës së mirë që mund të zbatohen edhe në zonën ndërkufitare.

 

Aktivitetet promovuese brenda projektit janë duke vazhduar. Për më shume informacione interesante mund ta ndiqni faqen Facebook të projektit Accursed Mountains duke klikuar këtu.