Home / Njoftime / Zhvillimi i eko-turizmit në Alpet Ballkanike

Zhvillimi i eko-turizmit në Alpet Ballkanike

Masivi unik i maleve të Bjeshkëve të Nemuna është i njohur si një rajon me karakteristika të jashtëzakonshme të peizazhit dhe biodiversitet të pasur. Për shkak të bukurisë së tyre, qasjes së vështirë dhe natyrës së paprekur, Bjeshkët e Nemuna bëhen një destinacion i preferuar për një numër në rritje turistësh, sidomos alpinistë. Nga ana tjetër, banorët e kësaj zone po përpiqen të përmirësojnë cilësinë e jetës. Migrimi shpesh ndodh kah qendrat urbane apo jashtë vendit, në mënyrë që të kërkojë një jetë më të mirë, ndërsa potenciali i madhë i zhvillimit të këtij rajoni mbetet i pashfrytëzuar. Ngjashëm me situatën në Malin e Zi, një problem i ngjashëm është i dukshëm edhe në pjesën Bjeshkëve të Nemuna përtej kufirit, në territorin e Kosovës.

Me qëllim të arritjes së zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit ndërkufitar përmes potencialeve të përbashkëta turistike të bazuar në trashëgimi natyrore dhe kulturore, projekti ndërkufitar ” Zhvillimi i eko-turizmit në Alpet Ballkanike” ka filluar me zbatimin e tij. Gjatë zbatimit të tij dyvjetorë, projekti parasheh aktivitete që do të kontribuojnë në cilësinë dhe diversitetin e shërbimeve, ngritjen dhe promovimin e një oferte turistike të përbashkët, si dhe aktivitete që do të mundësojnë rritjen e sigurisë së vizitorëve në Parkun Kombëtar Prokletije në Mal të Zi dhe Parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna në Kosovë.

Razvoj-ekoturizma-na-Balkanskim-Alpima

Për shkak të reliefit me qasje të vështirë dhe specifikave të kësaj zone, përveç krijimit të një oferte të re turistike, fokusi i projektit është siguria e turistëve. Shumë ndërhyrje lidhur me shpëtimin e turistëve të humbur apo të lënduar nënkuptojnë nevojën për rindërtimin e infrastrukturës turistike dhe në këtë drejtim gjatë këtij viti 50 km të shtigjeve malore do të vlerësohen nga aspekti i sigurisë dhe do të rinovohen.

Në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht për të ndërtuar kapacitetet profesionale të ofruesve të shërbimeve turistike, për të forcuar kapacitetet e komuniteteve lokale dhe sektorit privat me qëllim të zhvillimit të një oferte turistike unike dhe rritjen e sigurisë së turistëve. Mungesa e udhëzuesve malor të trajnuar është evidente, gjë që dëshmohet edhe nga frekuenca e përmendur e aksidenteve në male. Prandaj, projekti do të ofrojë trajnim për guida të specializuara dhe do të zbatojë një trajnim të përbashkët lidhur me shpëtimin malor me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ndërkufitar për të ndihmuar turistët e humbur apo të lënduar. Trajnimi do të zhvillohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse kombëtare në të dy anët e kufirit, në veçanti me mbikëqyrësit, udhëzuesit e parkut kombëtar dhe shërbimet e shpëtimit. Ky segment i zhvillimit të turizmit do të stimulohet më tej nga rindërtimi i qendrës së shpëtimit që do të krijohet deri në mesin e vitit 2020. Qendra do të përmbajë të gjitha pajisjet e nevojshme teknike dhe mjekësore, të cilat do të sigurojnë një reagim më të shpejtë dhe më efikas të shpëtimtarëve nëse paraqitet nevoja për një intervenim.

Duke marrë parasysh faktin se po flasim për një destinacion që është perfekt për dashamirësit e natyrës, të pasur me lloje lokale endemike dhe të rrezikuara të bimëve, zogjve dhe gjitarëve, turizmi i bazuar në natyrë do të promovohet intensivisht. Në lidhje me këtë, është planifikuar trajnimi për guida në fushën e biodiversitetit, siç janë vëzhgimi i shpendëve, mbledhja e bimëve mjekësore, kërpudhave.

Projekti do t’u mundësojë turistëve të fitojnë informacion lidhur me turizmin në natyrë, me qëndrim në natyrë, si dhe itinerare interesante, të cilat do të sugjerojnë oferta kreative dhe kuptimplote për udhëtime shumëditore nga momenti i nisjes deri në momentin e mbërritjes, vendin e pushimit, si dhe mundësitë për aktivitete në natyrë. Në bashkëpunim me Komunën dhe Organizatën Turistike të Plavës, planifikohet të krijohet një ekran interaktiv që përmban të gjithë informacionet nevojshme lidhur me ofertën turistike të zonës dhe rrjetin e destinacioneve që vlen të vizitohen.

Burimi: Boka News.