Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar: Vizita studimore në Pragë rrit zbatimin e programeve BNK

Strengthening cross border cooperation

Një vizitë studimore dyditore u zhvillua me sukses në Pragë, Republika Çeke, në perioudhen 8–9 korrik të vitit 2025, duke bashkuar përfaqësues nga Programet e Bashkëpunimit Ndërkufitar (BNK) IPA III Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë.

Pjesëmarrësit përfshinin zyrtarë nga ministritë përkatëse dhe organet zbatuese nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, si dhe stafin e Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT). Qëllimi i vizitës ishte të mësohej nga përvoja e gjerë e Programit Interreg Çeki – Poloni në menaxhimin e fondeve të BE-së nën menaxhim indirekt.

E organizuar nga Ministria për Zhvillim Rajonal të Republikës Çeke, vizita ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e zbatimit të programeve BNK të financuara nga BE-ja në Ballkanin Perëndimor.

Një nga pikat më të spikatura ishte prezantimi i Fondit të Projekteve të Vogla, i cili mbështet nisma ndërkufitare në nivel bazë përmes procedurave të thjeshtuara dhe angazhimit të fortë lokal. Diskutimet gjithashtu trajtuan masa proaktive për parandalimin dhe menaxhimin e parregullsive, duke theksuar rëndësinë e sistemeve të forta të monitorimit dhe ndërtimit të vazhdueshëm të kapaciteteve.

Ky shkëmbim përvojash ishte jo vetëm edukues, por edhe një hap përpara drejt nxitjes së bashkëpunimit më të madh dhe përafrimit me standardet e BE-së. Pjesëmarrësit shprehën entuziazëm për integrimin e mësimeve të nxjerra në programet e tyre kombëtare dhe për mbështetjen e suksesit të vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërkufitar në rajonin e Programit IPA III.

No comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *