Në kuadër të aktiviteteve përgatitore për shpalljen e Thirrjes së Parë për Projekt-Propozime në kuadër të Programit IPA III të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2021 – 2027, Sekretariati i Përbashkët Teknik, në bashkëpunim me strukturat menaxhuese të të dy vendeve (Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi, si dhe Ministria e Financave e Malit të Zi – Drejtoria për Financim, Kontraktim dhe Zbatim të Fondeve të Ndihmës së BE-së (CFCU)), ju fton të merrni pjesë në Forumin për Kërkimin e Partnerëve.
Forumi për Kërkimin e projekt – partnerëve do të mbahet më 26 korrik 2024, në ora 11:30, në Pejë (Kosovë).
Ju do të informoheni me kohë për vendndodhjen e saktë të ngjarjes.
Ngjarja do të organizohet në dy sesione. Gjatë sesionit të parë, pjesëmarrësit do të informohen mbi Programin IPA III të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2021–2027, parimet e partneritetit ndërkufitar dhe përmbajtjen e përgjithshme të paketës së aplikimit; ndërsa gjatë pjesës së dytë, do të marrin pjesë në punëtori tematike që korrespondojnë me prioritetet tematike të Programit.
Ky forum do t’u mundësojë të gjithë partnerëve potencialë të projekteve të takohen, të shkëmbejnë dhe të diskutojnë idetë e tyre të projekteve. Ju lutemi që në Formularin e Regjistrimit të përzgjidhni punëtorinë në të cilën dëshironi të merrni pjesë.
Ju mund ta prezantoni institucionin/organizatën tuaj gjatë Forumit përmes materialeve promovuese si fletëpalosje, broshura, etj.
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen e institucionit/organizatës suaj në Forum duke dërguar Formularin e plotësuar të Regjistrimit në adresën e e-mailit: gazmir.raci@jts-mne-alb-mne-kos.org, më së voni deri më 17 korrik 2024, në ora 16:00.
Klikoni këtu për të shkarkuar agjendën.
Klikoni këtu për të shkarkuar Formularin e Regjistrimit.
Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin dhe konfirmimin në kohë të pjesëmarrjes suaj.

