Pas lancimit të Thirrjes së Parë për Projekt-propozime në kuadër të IPA III Programit të Bashkëpunit Ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë 2021-2027, u organizua një konferencë solmne në Komunën e Tuzit më 23 shtator të vitit 2024. Në hapje, shefja e Drejtorisë për Programet Bilaterale të Bashkëpunimit Ndërkufitar në Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Nada Pejoviq, përshëndeti të pranishmit dhe shprehu kënaqësinë e saj që po hapet zyrtarisht Thirrja e Parë për Projekt-propozime në kuadër të Programit IPA III. Ajo theksoi se ky Program, me një fond të alokuar prej 9.7 milionë eurosh, është një vazhdim i bashkëpunimit të suksesshëm të nisur 12 vite më parë, dhe qëllimi i tij përfundimtar është promovimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe kontributi në zhvillimin social, ekonomik dhe territorial të zonës kufitare. Ajo ftoi institucionet dhe organizatat që të përmirësojnë punësimin, lëvizshmërinë e forcës së punës, përfshirjen sociale dhe turizmin e qëndrueshëm përmes projekteve, të cilat do të përmirësojnë kushtet e jetesës së qytetarëve. Ajo shtoi se ky bashkëpunim nuk do të ishte i mundur pa mbështetje nga ministritë përkatëse dhe Bashkimi Evropian dhe shprehu besimin se bashkëpunimi do të jetë edhe më i fuqishëm në periudhën e ardhshme.
Fatmire Berisha, ushtruese detyre e shefes së Departamentit për Bashkëpunim Ndërkufitar në Ministrinë e Administratës së Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, falënderoi partnerët nga Ministria e Çështjeve Evropiane dhe Ministria e Financave të Malit të Zi për bashkëpunimin e shkëlqyer, si dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian për mbështetje të vazhdueshme. Ajo theksoi faktin se përmes IPA II janë realizuar 24 projekte me një vlerë totale prej mbi 9 milionë eurosh, dhe se 5.4 milionë euro do të jenë në dispozicion për Thirrjen e Parë për Propozime në kuadër të IPA III. Ajo shtoi se seancat informuese në Malin e Zi dhe në Kosovë kanë për qëllim informimin e institucioneve të interesuara, dhe theksoi se Sekretariati i Përbashkët Teknik i programit mbetet në dispozicion për çdo mbështetje të nevojshme.
Melanie Bride, Menaxhere e Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar në Delegacionin e BE-së në Malin e Zi, tha se bashkëpunimi ndërkufitar është ideja themelore e një Europe të bashkuar, dhe se ajo nuk do të ishte ajo që është sot pa njerëzit nga anët e ndryshme të kufirit që kanë kuptuar se puna e përbashkët është e dobishme për ta dhe për shtetet e tyre. Ajo shprehu besim të fortë se programet ndërkufitare të BE-së në Ballkanin Perëndimor janë skemat më të mira të mbështetjes, pasi ato sjellin rezultate të prekshme në zhvillimin social, ekonomik dhe territorial të rajonit. Për këtë thirrje për dërgimin e projekt-propozime, ajo i ftoi aplikantët e mundshëm që të përqendrohen në prioritetet e BE-së dhe ato të shteteve të përfshira, veçanërisht në punësim, përfshirje sociale, zhvillimin e turizmit dhe trashëgiminë kulturore.
Jelena Vujadinoviq nga Ministria e Financave (CFCU), falënderoi kolegët e saj nga Ministria e Çështjeve Evropiane dhe Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal për bashkëpunimin cilësor, si dhe përfituesit potencijal që tregojnë vazhdimisht interes për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë. Ajo theksoi se qëllimi kryesor i programit është promovimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, nxitja e integrimit në BE dhe kontributi në zhvillimin social, ekonomik dhe territorial të zonës kufitare. Ajo informoi të pranishmit se Thirrja e Parë për Propozime në kuadër të IPA III Mal i Zi – Kosovë është hapur më 10 shtator të vitit 2024 dhe afati për dorëzimin e konceptave të projekteve është 25 tetori i vitit 2024.
Në lidhje me Thirrjen e Parë për Projekt-propozime në kuadër të IPA III Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë, u organizuan katër sesione informuese gjatë të cilave u paraqitën rregullat për aplikimin dhe dorëzimin e aplikacioneve në kuadër të Thirrjes së Parë për nga përfaqësuesit e Drejtorisë për Financa, Kontraktimin dhe Zbatimin e Fondeve të Asistencës së BE-së (CFCU). Sesionet informuese u organizuan në Tuz më 23 shtator, në Berane më 1 tetor, në Pejë më 2 tetor dhe në Gjakovë më 4 tetor të vitit 2024. Në sesionet informuese morën pjesë mbi 140 pjesëmarrës.


No comment