Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Drejtoria për Financim, Kontraktim dhe Zbatim të Fondeve të Ndihmës së BE-së (CFCU), Ministria e Financave e Malit të Zi, ka publikuar Thirrjen e Parë për Projekt-Propozime në kuadër të Programit IPA III për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2021–2027 më 10 shtator 2024.
Shuma totale indikative në dispozicion në kuadër të kësaj thirrjeje është 5,400,000.00 EUR dhe mbulon prioritetet tematike në vijim (TP):
- TP 1 – Punësimi, mobiliteti i fuqisë punëtore dhe përfshirja sociale dhe kulturore ndërkufitare;
- TP 2 – Turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe natyrore.
Për më shumë informacione dhe për të shkarkuar paketën e aplikimit, klikoni këtu.
Gjithashtu, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në aktivitetin hapës (Kick-off) dhe sesionet informuese që do të organizohen me rastin e shpalljes së Thirrjes së Parë për Propozime në kuadër të Programit IPA III për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2021–2027, nga strukturat menaxhuese të Programit dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik.
Aktiviteti hapës dhe sesionet informuese që do të organizohen në Mal të Zi do të mbahen në datat dhe vendet në vijim:
Aktiviteti hapës dhe sesioni i parë informues:
- Komuna e Tuzit, më 23 shtator 2024, në ambientet e Kuvendit të Komunës së Tuzit (adresa: Rr. 1/44, Tuzi, Mali i Zi).
Klikoni këtu për të shkarkuar agjendën e aktivitetit.
Nëse dëshironi të merrni pjesë në aktivitetin që do të organizohet në Tuz, ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj duke dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit (Tuzi) në adresën e e-mailit: almir.causevic@jts-mne-alb-mne-kos.org më së voni deri të premten, 20 shtator 2024, në orën 14:00.
Sesioni i dytë informues:
Komuna e Beranit, më 1 tetor 2024, në ndërtesën e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Beranit (adresa: Rr. Mira i Slobode, nr. 26, Berane, Mali i Zi).
Klikoni këtu për të shkarkuar agjendën e aktivitetit.
Nëse dëshironi të merrni pjesë në sesionin informues që do të organizohet në Beranë, ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj duke dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit (Berane) në adresën e e-mailit: almir.causevic@jts-mne-alb-mne-kos.org më së voni deri të premten, 27 shtator 2024, në orën 15:00.
Presim me kënaqësi regjistrimet tuaja!

