Sekretariati i Përbashkët Teknik, në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Ministrinë e Financave të Malit të Zi – Drejtoria për Financa, Kontraktim dhe Zbatim të Fondeve të Asistencës së BE-së (CFCU) dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, ka organizuar trajnime treditore mbi menaxhimin e ciklit të projektit për aplikantët e mundshëm nga zona e pranueshme e programit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.
Në periudhën qershor-korrik të vitit 2024, si pjesë e aktiviteteve përgatitore para publikimit të Thirrjes së parë në kuadër të IPA III Programit BNK Mal i Zi-Kosovë, janë organizuar katër trajnime për hartimin e projekt propozimeve në përputhje me rregullat e BE-së.
Gjegjësisht, dy trajnime për menaxhimin e ciklit të projektit janë dedikuar vetëm për autoritetet lokale dhe janë mbajtur në Tivar në periudhën 11 – 13 qershor për komunat nga Mali i Zi, ndërsa për autoritetet lokale nga Kosova janë mbajtur në Pejë në periudhën 3 – 5 korrik të vitit 2024. Dy trajnimet e tjera iu dedikuan aplikantëve të tjerë potencial nga Mali i Zi dhe Kosova, pra njëri u organizua në Berane në periudhën 19 – 21 qershor dhe njëri në Istog në periudhën 10 – 12 korrik të vitit 2024. Qëllimi i trajnimeve ishte zhvillimi dhe rritja kapacitetet e autoriteteve lokale dhe aplikantëve të tjerë të mundshëm nga zona e programit nga Mali i Zi dhe Kosova për përgatitjen e projekt propozimeve. Aktivitetet e ngritjes së kapaciteteve ishin krijuar në mënyrë specifike për të përgatitur aplikantët e mundshëm për Thirrjen e ardhshme në kuadër të IPA III Programit dhe u ndoqën nga 59 pjesëmarrës.

