Forumi i Kërkimit të Partnerëve për Thirrjen e parë për propozime në kuadër të IPA III Mali i Zi – Kosovë

Partner Search Forum 1

Forumi i Kërkimit të Partnerëve për projekte u organizua si pjesë e aktivitetit përgatitor para publikimit të Thirrjes së parë në kuadër të IPA III Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë. Forumi u organizua nga Sekretariati i Përbashkët Teknik, në bashkëpunim me Strukturat Menaxhuese të Programit, Ministrinë e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Financave të Malit të Zi – Drejtoria për Financa, Kontraktim dhe Zbatim të Fondeve të Asistencës së BE-së (CFCU). Forumi u organizua në Pejë më 26 korrik të vitit 2024, me qëllim që të ofrojë informacion të detajuar për pjesëmarrësit në lidhje me IPA III Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2021-2027 dhe t’u mundësojë partnerëve të mundshëm të projektit nga të dyja anët e zonës së programit të takohen me njëri-tjetrin, për të ndarë dhe diskutuar idetë e tyre të projektit dhe për të vendosur kontakte personale për formimin e partneritetit të ardhshëm dhe bashkëpunimin e suksesshëm të projektit.

Gjatë sesionit të parë të ngjarjes, pjesëmarrësit u informuan mbi IPA III, parimet e partneritetit ndërkufitar dhe përmbajtjen e përgjithshme të dokumenteve për aplikim. Për më tepër, gjatë sesionit të dytë, pjesëmarrësit morën pjesë në punëtori tematike me interes të veçantë për ta, ku mësuan më shumë mbi prioritetet tematike të programit, ndanë idetë e projektit, identifikuan partnerë të mundshëm, shkëmbyen detaje kontakti dhe krijuan një bazë për partneritet të mundshëm në të ardhmen me aplikantët në anën tjetër të kufirit.

No comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *